Shembja e banesave në Shkozë
Basha: Krim! Duhen shpronësua

Shembja e banesave në Shkozë<br />Basha: Krim! Duhen shpronësua
TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së banorëve të Shkozës për banesat që rrezikojnë t’u shemben nga projekti i lumit të Lanës.
 
Basha e cilëson vendimin si krim, ndërsa deklaron se nxjerrja në rrugë e 150 familjeve i kalon kufijtë e mashtrimit, pasi Rama në fushatë u premtoi shpronësim sipas tregut.
 
Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete.
 
Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut.
 
Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej masht​rimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve.
 
 Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete
” deklaroi ai.
 
Kryeministri Edi Rama dje është shprehur se këto ndërtesa janë pa leje dhe janë në një rrugë kryesore të Tiranës, si pasojë duhet të prishen.
 
Rama gjithashtu ka shtuar se Bashkia e Tiranës duhet t’u ofrojë bonuse qiraje banorëve si të të pastrehë.
 
Familjarët e ketë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta  dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugë që është për të gjithë”, shkroi Rama dje.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid