Ka shkuar në 7 numri i viktimave në Ravanusa të Italisë, si pasojë e shembjes së ndërtesës katërkatëshe një ditë më parë, teksa vijojnë kërkimet nën rrënoja për 2 persona të zhdukur.
Ndërtesa u shemb si pasojë e shkëputjes së tubacionit të gazit që shkaktoi një shpërthim të fuqishëm. Nga shpërthimi u dëmtuan edhe disa ndërtesa pranë, ndërsa u zhvendosën 100 banorë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Italinë mbrëmjen e djeshme.
Komento