Shembja e urës në Baltimore, media: Avaria mund të jetë shkaktuar nga karburanti i ndotur! Anija kaloi dy inspektime vitin e kaluar

Shembja e urës në Baltimore, media: Avaria mund të jetë shkaktuar nga karburanti i ndotur! Anija kaloi dy inspektime vitin e kaluar

Baltimora, shembja e urës, 26 mars 2024

Hetimi për shembjen e urës ‘Francis Scott Key në Baltimore’, e cila u godit nga anija e mallrave Dali të martën, e 26 marsit, do të përfshijë gjithashtu kontrolle për karburantin me të cilin ishte furnizuar anija përpara se të largohej nga porti i Baltimores.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, hetuesit synojnë të verifikojnë hipotezën e karburantit të keq në rezervuarët e anijes.

Në njërën nga dëshmitë e dhëna një nga anëtarët e ekuipazhit ka treguar se një orë pasi ngriti spirancën nga porti i Baltimores, anija humbi fuqinë: "Anija u fik. Humbëm aftësinë për ta drejtuar dhe systemin elektronik të saj” thotë dëshmitari ndërsa shton motorët e anijes "u ndaluan".

Nga ana tjetër Admirali Shannon Gilreath njoftoi se janë  pezulluar kërkimet për të zhdukurit, sepse mundësitë për të gjetur njerëz që mund të jenë akoma gjallë është shumë e vogël.

“Duke pasur parasysh temperaturën e ujit dhe kohën që ka kaluar që nga shembja e urës, ne nuk besojmë se do të jemi në gjendje të gjejmë ndonjë nga gjashtë personat e zhdukur ende gjallë”, tha ai.

Ndërkohë, u zbulua se anija me kontejnerë që u përplas në urën e Baltimores kishte kaluar dy inspektime në vitin 2023. Autoriteti Portual i Singaporit e njoftoi këtë, duke nënvizuar se certifikatat që vërtetonin integritetin strukturor dhe pajisjet Dali ishin të vlefshme në atë kohë.

 Anija mbante flamurin e Singaporit, ishte 48 metra e gjerë, 300 metra e gjatë dhe ishte ndërtuar në vitin 2015. Ajo ishte nisur për në Colombo dhe duhet të kishte mbërritur në destinacionin e saj më 22 prill.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg