TIRANE- Çdo bashki do të ketë Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, i cili do mbikëqyrë çdo ndërtim të ri, çdo punim për rikonstruksion apo riparim, ashtu si dhe objektet që paraqesin rrezik, apo mbi pronë të të tretëve. Ndërkohë për ndërtimet pa leje është parashikuar shembje të objektit, gjobë dhe ndjekje penale për ndërtuesin. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje Vendimin për “Unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (dhe ai i njësisë vendore”, ku përcakton kompetencat dhe rolin strukturës qendrore dhe asaj vendore.
/Shqiptarja.com












