Banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.
Aktualisht janë nënshkruar 23 akt- marrëveshjet e para pranë Drejtorisë Juridike.
Për të lehtësuar procesin dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një zyrë të posaçme për sqarimin dhe nënshkrimin e kontratave me banorët në këtë zonë.
Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.
Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje.
“Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve të klasifikuara si ndërtime pa leje (banesa), është 100% e sipërfaqes së objektit pa leje, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi. Afati i kryerjes së shkëmbimit të pronës private me një pronë shtetërore të ardhshme do të jetë në përfundim të realizimit të projektit “Për zonën e re për zhvillim, në njësitë administrative 4 dhe 8, zona ‘5 Maji’, Bashkia Tiranë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia ka marrë përsipër dhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
46.6%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 10453
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Muaji i Shenjtë i Ramazanit, tre breza në agjërim, nga gjyshja te mbesa 8-vjeçare! 24 orë nga jeta e një familje besimtare në Tiranë
2 Prill, 10:36
-
Ekspozitë e koleksionit të rrallë me veprat e artistit shqiptar nga Mali i Zi, Rama: Gjelosh Gjokaj, një nga ata personazhe që jetonte për të pikturuar
1 Prill, 18:27
-
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’! E shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota
1 Prill, 16:38
-
‘Roma Camp’ vjen në Tiranë, Redi Jupi: Shans i artë për fëmijët shqiptarë, më të talentuarit do mbahen në mbikqyerje (VIDEO)
1 Prill, 16:37
-
E premtoi Belind Këlliçi, Veliaj: Ka gënjeshtarë që thonë se ofrojnë, autobusë, avionë dhe trena falas
1 Prill, 15:00
-
Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr
1 Prill, 13:59
-
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
1 Prill, 12:59
-
'Kisha 25 mijë euro borxh', lihet në burg Liridon Peka që vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
1 Prill, 12:27
-
Me 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! ‘Kyç’ gojën para hetuesve, droga në treg me vlerë gjysmë milioni euro! Në kërkim bashkëpunëtori
1 Prill, 10:57
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit
1 Prill, 10:33
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë! Gjykata e dënoi me 4 vite e 7 muaj burg
1 Prill, 10:22
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21