Shembjet tek '5 Maji', banorët në protestë, bllokojnë rrugën: Fadromat e IKMT kalojnë mbi trupin tonë! S'e dimë pse na prishen shtëpitë! Procedura si do bëhet shpronësimi

TIRANË- Lagjja “5 Maji” në Tiranë prej ditësh është kthyer në vatër protestash të banorëve kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti.

Këtë të hënë banorët u zunë rrugën fadromave të IKMT-së duke bllokuar procesin e shembjeve, ndërsa për përplasjet mes tyre dhe inspektorëve u desh edhe ndërhyrja e forcave të policisë.

"E hapim kur të largohet IKMT se ka ardhur për të na prishur shtëpitë tona. Policia është e mirëpritur, nuk ja bllokojmë rrugën nëse ka ndonjë emergjencë, por IKMT nuk ja hapim"

"Jo nuk e hapim, të vijë Erion Veliaj, këtu nuk hyn njeri"

"Nuk largohem unë se nuk kam ku shkoj, jam 10 veta në familje, le të kalojnë fadromat mbi mua, nga këtu nuk largohem, nuk kam vend ku të shkoj"

"Nuk na kanë dhënë asnjë sqarim. Ne kemi kërkuar të drejtat tona, vijën sot për të na prishin shtëpinë. Askush nuk ka ardhur të na thonë pse po prishen, ku do shkojmë ne, ça dëmshpërblimi do marrim? Në VKM thuhet se do të ketë prishje nga  rindërtimi, por në zonën tonë nuk ka patur banesa të ndërtuara, ça rindërtimi. Zhvillimin e zonës e duam të gjithë, por kërkojmë që çdo banesë të vlerësohet në mënyrën e duhur, të na japin sa na takon. Ça urgjence ka IKMT që të na nxjerrin sot në rrugë me dhunë pa asnjë marrëveshje, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë", shprehen banorët.

Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 maji” e ku do të bashkëjetojnë edhe banorë, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ata që i kap plani zhvillimor.

Teksa banorët shprehen të paqartë mbi ata se çfarë do ndodhë me fatin e shtëpive të tyre, vendimi i qeverisë saktëson se shpronësimi për interes publik, do të bëhet me kompensim me shkëmbim, që do të thotë se të njëjtën sipërfaqe që shteti u shemb, do ia zëvendësojë me të njëjtën sipërfaqe në bllokun e pallateve të rinj. Kjo përfshin “truall”, “ndërtesë banimi” dhe “jo banimi”, sipas kontratave individuale që do të lidhen, ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe subjekteve të prekura nga ky shpronësim.

“Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve të klasifikuara si ndërtime pa leje (banesa), është 100 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Në rast se banorët nuk kanë një shtëpi tjetër ku të strehohen, atëherë banorët do të duhet të paraqiten në njësitë bashkiake për të aplikuar për bonus qiraje me vlerë tregu, që në procedurë është i njëjtë me bonusin që u dha për të prekurit nga tërmeti i 2019-ës.

Procesi i shpronësimeve për interes publik është parashikuar të realizohet në 5 faza ndërsa në vendimin e parë të qeverisë për këtë proces, janë publikuar lista me emra banorësh që i përkasin vetëm fazës së parë. Atyre u është bërë njoftimi të lirojnë banesat deri më 30 tetor, afat që u shty edhe me një javë, duke u dhënë kohë të zhvendosin sendet e tyre personale në shtëpitë që do të marrin me qira. Për shumë banorë të tjerë, të cilët mund të jenë edhe në mesin e protestuesve, procedurat dhe komunikimet që autoritetet do të bëjnë me të, i përkasin një faze më të mëvonshme. 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zonja: 02/11/2021 03:56

    Qerrohuni shpellare...shkoni nga keni ardhur se e keni bere shume pis tiranen me ndertime pa leje. Pisa...DINAMITIN edi rama. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu