“Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”, jetë e re për ikonën e shek.XIX! Erion Lezi ia rikthen Muzeut Ikonografik “Onufri” të restauruar

“Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”, jetë e re për ikonën e shek.XIX!  Erion Lezi ia rikthen Muzeut Ikonografik “Onufri” të restauruar

Ikona

Për ikonën “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri” rinis një jetë e re. Specialisti Erion Lezi ka përfunduar restaurimin e saj dhe publiku së shpejti do të mund ta vizitojë në Muzuen Ikonografik “Onufri” me ngjyra të rijetësuara.  Lajmin e ka bërë me dije në mediet sociale ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Përfundoi ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”, pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”, Berat. Ikona i përket fundit të shek. XIX nga autor anonim. Skena paraqet imazhin e dy shenjtorëve mbi kuaj, ku majtas është paraqitur Shën Gjergji i hipur mbi kalin e bardhë, duke goditur me heshtë dragoin, kurse djathtas paraqitet Shën Dhimitri i hipur mbi kalin e kuq, i cili ka goditur me heshtë ushtarin pagan të shtrirë para tij. Të dyja figurat triumfuese, janë kompozuar bukur brenda një peizazhi. E gjithë ikona spikat për larminë e ngjyrave dhe "e guximshme" në artin ikonografik të kohës. Këto ngjyra morën jetë falë ndërhyrjes restauruese të specialistit restaurator Erion Lezi dhe së shpejti do të ekspozohet për vizitorët, në hapësirat e Muzeut të Ikonografisë “Onufri””, shkruan Margariti në rrjetet sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia