TIRANË – Sonte në emisionin "Airport" të tv "AiReport!, profesor Shenasi Rama ka folur me tone mëse të ashpra për Eduard Selamin, kandidatin e PD-së të rikthyer nga vite emigracion në Amerikë.
"E kam kritikuar kthimin e Selamit", - tha Rama. - "Duke parë mungesën e qartë të ideologjive politike, nevojën e padiskutueshme për figura të pakompromentuara, m’u duk habi ardhja e një njeriu që kish vuajtur shumë në emigracion, që e kishin përzënë nga PD-ja dhe që Berisha e kishte ndry në banjën e PD-së; kjo ishte një zhgënjim për mua. Masa e atyre njerëzve që e besonin z.Selami, u zhgënjyen. Ai tregoi që ishte figurë bosh, ishte kot, kur pas shumë vitesh në emigracion, pas shumë sakrificash, kur duhej të pranonte vuajtjen, dhimbjen, ai kthehet për të marrë një rrogë deputeti, kur duhej të merrte diçka shumë më të madhe mbi vete".
FUSHATA E PARE ELEKTORALE KA QENE NJE MODEL DEMOKRACIE
I kontaktuar përmes “Skype” nga gazetarja Mira Kazhani, ish-studenti i dhjetorit Shenasi Rama, tregoi për fushatën e parë elektorale në vend. Ai tha se“fushata e atëhershme do mbahet mend për shumë kohë, se ishte shumë e qytetëruar, kishte respekt për ligjin dhe të drejtën. Edhe pse PPSH kishte mbështetje shumë të madhe në zonat rurale, PD nuk u pengua në fshatra për të zhvilluar fushatën. Fushata e vititi 199 mbetet një model për demokraci. Vetë Presidenti i vendit humbi në zonën e vet përballë një inxhinjeri të minierave. E njëjta gjë ndodhi edhe në qytete të tjera të mëdha. Ekzistonte një dëhsirë për të ndryshuar rrugën dhe drejtimin dhe ndjekur një frymëzim thuajse romantik, me shpresën se gjërat do ndryshonin. Ato zgjedhje mbetën si shembull për t’u ndjekur në demokracinë shëiptare”.
Në vitin 1991 kemi pasur një shtresë shumë të edukuar profesionistësh. Sot, naiviteti nuk ekziston në atë nivel që ka qënë. Fshati ia dha votën PPSH-së, se kishte frikë se çfarë do të ndryshonte, por intelektualët jo. Djallëzia kaq ekstreme e elitës politike është bërë shumë normale.
Ka qënë vendimi im personal se s’dua të merrem me politikë në Shqipëri; kam bërë zgjedhjen time dhe nuk dëshiroj të përzihem në politikën shqiptare. Një ndër arsyet është se partitë janë tërësisht të kriminalizueme, nuk janë në politikë për popullin e vet, por për bandat e tyre, trustet e tyre. Kjo është arsyeja që nuk flas për ofertat.
E kam kritikuar kthimin e Selamit, është ë vërtetë. Duke parë mungesën e qartë të ideologjive politike, nevojën e padiskutueshme për figura të pakompromentuara, m’u duk habi ardhja e një njeriu që kish vuajtur shumë në emigracion, që e kishin përzënë nga PD dhe e kishte ndry në banjën e PD-së; kjo ishte një zhgënjim për mua. Masa e atyre njerëzve që e besonin u zhgënjyen, ai tregoi që ishte figurë bosh, ishte kot,duhej të pranonte vuajtjen, dhimbjen, sepse në jetën publike është për të marrë diçka më të madhe mbi vete. Unë flas si njeri që besoj në kombin dhe mendoj se do kemi zgjidhje kur të ndërtojmë shtetin tonë. Unë jam në kontakt me çdo gjë që botohet në shtetin tonë, kam kontakte me rrethin tonë dhe nuk jam i shkëputur prej truallit tonë , - përfundoi Rama.
KUSH I KESHILLON KRERET POLITIKE NE KETE FUSHATE ELEKTORALE?
Por, kush e këshillon Sali Berishën dhe Edi Ramën në këtë fushatë elektorale? Këtë dhe të tjera pyetje janë ngritur sonte në emsionin “Airport!” nga gazetarja Mira Kazhani me të ftuarit Erion Veliaj, Spartak Ngjela dhe Alfred Lela. Çështje të tjera janë se kush është “Podesta Group” dhe pse Rama zgjodhi "Alastair Campell".
“SPIN DOCTOR”, ÇFARË ËSHTË KY TERM NË POLITIKË?
Qëllimi kryesor i “spin doctor” është një truk, një zbutësh mesazhi politik, që krijon lajm edhe aty ku nuk ka ose krijon bindjen e diçkaje të kundërt nga ajo që është.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com