Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama, duke iu referua skandalit të fshehjes së parave në Panama, ka theksuar se është lehtë për të gjetur paratë e pista të pushtetarëve shqiptarë. Rama ka pohuar se mjafton kërkimi në Qipro dhe Greqi, për të rënë në gjurmët e tyre. “Për të gjetur paratë e tyre duhet të shkojnë në bankat tona, në Antibe, në Qipro, në Greqi, por edhe në zyrat e hipotekave të pronave në të gjithë kryeqytetet e botës dhe kushedi çdo të gjejnë, biznese, restorante, dyqane, tokë, bonde, investime apartamente e me radhë”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, biznesmenët janë vetëm fasada, pas të cilës fshihen politikanët. Gjithsesi, Rama mendon se emrat e politikanëve të për4fshirë nuk do të merren vesh, për shkak të shumave të mëdha që kanë fshehur. “Këta që duan të gjejnë hajnat shqiptarë në Panama Papers e kanë një numër problemesh të madha: Në shtetin shqiptar, këta lumëmëdhenjtë tanë biznesmenë janë vetëm fasadë për paratë e mëdha që vijnë nga të huajt dhe politikanët që marrin shumicën e fitimit.
/Shqiptarja.com