Shenasi Rama: Saliu e bëri leckë
Bashën para SHBA, s’ka reformë

Shenasi Rama: Saliu e bëri leckë<br />Bashën para SHBA, s’ka reformë
Veprimtari shqiptar në SHBA, Shenasi Rama, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ka komentuar përplasjen mes opozitës shqiptare dhe Uashingtonit për Reformën në Drejtësi.

Rama shprehet se Sali Berisha e ka bërë leckë Lulzim Bashën, duke e kthyer në një kafaz ambasadash, referuar konfliktit me Perëndimin për projektin kushtetues. Sipas tij, Lulzim Basha është lojtari më i dobët politik në këtë histori dhe si i tillë duhet të mbajë kryqin e dështimit.

Megjithatë, Shenasi Rama shpreh bindjen se Reforma në Drejtësi nuk do të miratohet, për shkak se prek interesat kriminale të Parisë së Tiranës, duke nënkuptuar klasën politike. I pyetur nëse disa deputetë të opozitës mund t’i përgjigjen thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të votuar Reformën në Drejtësi, Rama tha se deputetët nuk e thyejnë besën e kryetarëve të partive.
 

Redaksia Online
a.a/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij