Shëndetësia, Basha: I vetmi produkt i Ramës në 8 vite ishte Tirja! Sistemi në kolaps, mjekët mësojnë gjermanisht që të largohen

Pas konferencës së kryeministrit Rama lidhur me sistemin shëndetësor dhe situatës aktuale të koronavirusit, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se ky sistem aktualisht është në kolaps dhe se i vetmi produkt që ka prodhuar Rama gjatë 8 viteve është Tirja.

Sipas tij, qeveria Rama fsheh të dhënat e pandemisë për ta përdorur atë politikisht dhe për të çuar përpara propagandën e vetëm. Basha deklaroi se mjekët aktualisht mësojnë gjermanisht në mënyrë që të largohen nga vendi ynë.

"Taksat janë rritur, pandemia e nxorri zbuluar Edi Ramën. Paratë e shqiptarëve i çoi me PPP. Të gjithë e panë se si Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps. Numri më i ulët i mjekëve për banorë, mjekë e infermierë të paguar shumë pak. Tirja është prodhim i qeverisjes së Edi Ramës. Në fund të 8 viteve del në ekran 3 orë dhe tregon se çfarë do bëj. I kundërvihet planit tonë shëndetësor, i cili është një plan konkret. Vetëm një gjë bëri gjatë këtyre viteve, mori lekët e shqiptarëve dhe ua dha miqëve të tij. Kemi numrin më të ulët të testimeve, kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave. Ky mendon se mund të fshehë të dhënat, por jo realitetin. Nuk ja vlen të merremi me atë që shqiptarët e kuptojnë se ai është e shkuara. Ne kemi plan konkret për stabilizimin e situatës. Rritja e pagave të mjekëve, rritja e kapaciteteve spitalore, ndërtimi i një universiteti të ri të mjekësisë. Në kohën e lirë, mjekët mësojnë gjermanisht në mënyrë që të largohen nga vendi ynë. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja pse pas 8 vitesh, Rama del 3 orë në ekran dhe u vjedh kohën qytetarëve" - tha Basha.

Basha deklaroi se gjatë kësaj krize, Rama ka zgjedhur vetëm propagandën. Sipas tij, kreu i qeverisë është e shkuara duke i premtuar qytetarëve ardhjen e demokratëve në pushtet, qeveri që do e mbajë fjalën.

"Ka vetëm një njeri pse ka ardhur kjo situatë. Ishte njeriu që refuzonte të bënte testime. Edi Rama gjatë pandemisë , ndiqte vetëm një strategji, ta përdorë politikisht. Nuk fshihet e vërteta. Në këtë krizë Rama ka zgjedhur propagandën. Ky për shumicën e shqiptarëve është e shkuara. Lajmi i mirë i shqiptarëve është se do ketë një qeveri që do mbajë fjalën" - e përfundoi Basha.

Gjatë mesditës së sotme në një konferencë për mediat, kryeministri Rama e cilësoi një lajm të mirë arrestimin e 4 bashkëpunëtoreve të infermieres Tire Alldërvishi pasi kjo, sipas tij jep një mesazh të qartë për qytetarët që bëhet drejtësi. Ndalur te shëndetësia, në një prizëm më të gjerë se veçse pandemia, Rama tha se do të riformohet i gjithë sistemi, me qëllim zhdukjen e korrupsionit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nertila: 09/02/2021 19:07

    O idiot ky eshte sistemi qe ngriti partia jote, qe shkaterroi cdo gje. Mesoi rryshfetin tek mjeke, infermjere dhe sanitare. Po e njejta gje dhe ne sistemin aresimore. Prandaj do te beni mire te mos flisni fare ti dhe te gjithe ju qe e shkaterruat Shqiperine, qe e cuat per skrap realisht jo ne menyre figurative. Mos u mundoni tja hidhni fajin as PS as Rames, kerkojeni tek vetja tuaj Tiren dhe te gjithe shefat e Tires.

    Përgjigju
  • Toni: 09/02/2021 17:31

    O “redaksia”,nëse nuk keni ndëmënd ti botoni komentet më mirë hiqeni atë butonin “komento”!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë