Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pasditen e kësaj të shtune ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar një mashtrim premtimin e tij për shëndetësinë falas.
Ajo shprehet se është pikërisht ky i fundit përgjegjës për faktin që shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Përmes një kontrasti, deputetja e zgjedhur e PD, ngre një pyetje “A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Evropë?”, së cilës i jep edhe një përgjigje “Patjetër që jo!”.
E revoltuar përmes rreshtave, Vokshi thotë se shqiptarët kanë provuar në xhepat e tyre dështimin e reformës dhe se gjatë pandemisë, kjo situatë është bërë edhe më e theksuar.
Edhe përse kanë kaluar 4 muaj kanë zgjedhjet parlamentare, deputetja e PD, e përdor si pikë referimi duke thënë se partia e saj është e vendosur në luftën për kthimin e demokracisë, duke shtuar se ky është një parakusht për një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice të babëziturish.
Po normal ju kur ishit ne pushtet kishit naften dhe alpetrolin monopol, tani ju iku stafeta e kan te tjeret perseri ne nje poç dhjeni
Përgjigju