Anëtari i PS në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Petro Koçi tha gjatë mbledhjes që ky komision të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.
“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.
Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.
Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.
Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat…
“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.7%
-
Jo
40.5%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plarent Ndreca: Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike
11 Shkurt, 16:07
-
Avokati Ndreca: Rasti i Erion Veliajt është më flagranti dhe skandalozi, kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë! U hoq nga detyra dhe po mbahet pa prova në paraburgim
4 Shkurt, 22:21
-
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, Ndreca: Rasti i Veliajt më skandalozi, mbahet në burg pa prova! Karanxha: Shqiptarët po kalben në qeli
4 Shkurt, 21:32
-
Berishën 'nuk e shpëtoi’ nga non grata as kontrata e lobimit, deputetët opozitarë shkojnë në SHBA pa kryetarin
4 Shkurt, 15:57
-
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha mashtron veten: E dija që do të ndodhte... mua më interesonte kamera dhe kërkova qeveri teknike (por s’u dëgjua)
31 Janar, 14:40
-
Mero Baze: Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë
29 Janar, 20:54
-
‘Tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë’/ Berisha kthehet me gënjeshtra nga vizita private në Strasburg (VIDEO)
29 Janar, 19:01
-
Shkeljet me tenderët për rikonstruksionin e 4 komisariateve, SPAK kërkon 11 vite burg për 15 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
29 Janar, 15:25
-
VIDEO/ Berisha shkon të denoncojë ‘narkoshtetin’ e Ramës, por i ndërpritet fjala në KiE! Albana Vokshi ‘në panik’
29 Janar, 13:13
-
SPAK do arrestimin e Ballukut/ Karaj: Do t’i shtohen akuzat, nën hetim edhe për Tunelin e Murrizit! Ndreca: Kushtetuesja të sqarojë nëse GJKKO mund ta pezullojë nga detyra
28 Janar, 22:28
-
Kuvendi paguan Vokshin, por në Asamblenë Parlamentare të KiE futet Berisha dhe nxin imazhin e Shqipërisë
27 Janar, 15:01
-
Plarent Ndreca: Midis fjalës dhe realitetit, Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues
26 Janar, 15:50