‘Shëndetësia me ne sektor dinamik në treg’, Basha: Do të ndalim hemorragjinë e mjekëve

Hapi i parë që do të bëjë Partia Demokratike me ardhjen në  pushtet, qytetarët do ti japin besimin për të qeverisur do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit,  reformimi i sistemit spitalor dhe ndalimi i largimit të mjekëve.

Këto ishin zotimet e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë ku diskutoi programin “Shqipëria fiton Shëndetësinë”

Shërimin e sistemit shëndetësor, Basha e sheh te stimulimi i mjekëve nëpërmjet rritjes së pagave dhe shtimin e personelit mjekësor nëpërmjet hapjes së fakultetit të dytë.

Pasi dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e mjekëve, kreu i PD Lulzim Basha tha se angazhimet e tij nuk janë premtime, por masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor.

'Hapi i parë, stabilizim, është stabilizimi. Por pa këtë hap as mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Po nuk ndale hemoragjinë, të rrofshin në qoftë se bëhesh gati për operacion apo për të futur serumin apo për të bërë një ndërhyrje sepse pacienti vdes. Dhe shëndetësia shqiptare është në gjendje kome. Me këto ritme, në qoftë se ne nuk ndalim këtë shpopullim të personelit shëndetësor, nuk ka për të pas më shëndetësi për të shpëtuar. S’do ketë më shëndetësi, pikë. Do kthehemi 80 vjet përpara jo 30 vjet përpara. Dhe kjo është e papranueshme. Cilat janë dy masat konkrete ?! Rritja e me efekt të menjëhershëm e pagave të mjekëve deri në 1200, të infermierëve deri në 700 Euro dhe të mjekëve specializantë 950 Euro. Dhe hapi i dytë, rritja e kapaciteteve trajnuese për mjekë, për më shumë mjekë. Pastaj kemi një seri masash të cilat do të synojnë reformimin e ambientit të spitaleve publike, të ambientit të punës që nga pajisjet, investimet, trajnimi që përmendi profesori dhe pa diskutim edhe politikat e tjera të shëndetit publik që do të kenë edhe të bëjnë me shërbimin, qoftë rajonalizimin e shërbimit spitalor, qoftë aksesi te mjeku i familjes sepse e thatë me të drejtë që mjeku i familjes duhet të jetë i aksesueshëm në një distancë të arsyeshme për popullsinë në vend. Jemi një vend i vogël por me terren të thyer, pavarësisht se ka pasur një përqendrim të madh demografik 30 vitet e fundit se jemi të gjithë dëshmitarë, prapë se prapë shteti e ka për detyrim të subvencionojë në masën e mjaftueshme që të garantojë aksesin tek hallka e parë që është mjeku i familjes për çdo banor të Shqipërisë, pavarësisht se ku jeton”, - tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Basha zbulon hapin e parë që do të ndërmarrë kur të vijë në qeveri: Do të finalizojmë projektin e kartës së pacientit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa ka zgjedhur disa nga mjekët më të njohur për të shpalosur Programin e qeverisë së ardhshme për shëndetësinë, tha se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

Basha tha se plani konkret për shëndetësinë është ‘paraja ndjek pacientin’ dhe për këtë arsye hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës.

“Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Dhe për këtë arsye, hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes. Parimi “paraja ndjek pacientin” në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.’- tha Basha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • infermieri: 06/02/2021 18:48

    dmth ti do i japesh rroga me te mira se ne gjermani doktorrave?do shtosh rrogat.do shtosh pensionet.do ulesh taksat......ku do i gjesh parate nuk na thua. o toc do ne cash trapin dhe nja 2 muaj por me ne fund do pushosh se lehuri se kemi frike te hapim tv cel e kompjuter se je ti e fallxhorja duke treguar perralla. ej nje pyetje kam une:meqe do e besh Amerike vendin KUR te fitosh pse nuk e mer familjen nga hollanda dhe e sjell ketu?ik te qr se je legen karagjoz

    Përgjigju
  • O luli: 06/02/2021 16:28

    Ooooooo luli, po dhe fjalet ja merr Rames o luli. Pupupu ti shkaterrove opoziten mendo ci ben qeverise

    Përgjigju
  • Deli: 06/02/2021 15:41

    Karten e shendetit e ka bo Rama vetem sa genjen,mashtron ket popull me premtime kote dhe te parealizueshme o toç.

    Përgjigju
  • Endri: 06/02/2021 13:55

    Ne cdo detyre qe ke qene ke provuar dy gjera: dembelizem e nderthurur me mungese vizione, si dhe qe je hajdut. Je provuar mire dhe kudo qe ke qene je pjese skandalesh korruptive deri ne vrasje njerezish te pafajshem ne bulevard. Vec ne qofte budalla ky popull te te votej ty

    Përgjigju
  • Aman ore ti vetem nje det te ri te ka mbetut pa premtuar E ke hap thesine rrenave: 06/02/2021 12:50

    Pse kur ishit ju, nuk shkonin kshu mjeket jasht?? Atehere te shkretet punonin nje rang me posht si infermiere Ndersa tani punojn me dinjitet ne profesionin e mjekut aty ku shkojne, ne Gjermani me se shumti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë