Shëndetësia, PD: Rama po u jep
"klientëve" një koncension 61 mln €

Shëndetësia, PD: Rama po u jep<br />
Partia Demokratike ka denoncuar sot dhënien e një koncesioni në fushën e shëndetësisë. Në një deklaratë për mediet PD deklaron se, është paracaktuar konsensioni me vlerë 61 milionë euro për shërbimin e dializës që pritet të zyrtarizohet pas dy ditësh.
 
“Pas dy ditësh, Edi Rama, ka vendosur të japë një koncesion prej 61 milionë eurosh për shërbimin e dializës. 61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
 
PD shprehte se, sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional. “Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milionë euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve”, tha Orjela Nebiaj zëdhënëse e PD-së.
 
Në përfundim të deklaratës Nebiaj tha se, “PD nuk do ta lejojë këtë biznes monstruoz me jetën e qytetarëve të vendit” duke shtuar se, “do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe do vëmë para ligjit përgjegjësit sapo qytetarët të na japin besimin e tyre për të drejtuar vendin.”Dokumenti i koncensionit 61 milione eurosh
(Dokumenti i koncensionit të publikuar nga PD)


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator