'Shëndetësia' reagon pas lajmit të Report TV: Kemi firmosur shkresën, u kemi kthyer përgjigje pyetjeve që kërkon SPAK

'Shëndetësia' reagon pas lajmit të Report TV: Kemi firmosur shkresën, u kemi kthyer përgjigje pyetjeve që kërkon SPAK

Foto ilustruese nga Ministria e Shëndetësisë

TIRANË- Pas lajmit ekskluziv të Report TV të mungesës së një përgjigje nga ana e ministrisë së Shëndetësisë për tenderat që po hetohen nga SPAK, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë, por konfirmohet që reagimi ka ardhur vetëm pas shkresës së dytë. Report Tv bëri të ditur më herët se SPAK i kishte dërguar ministrisë një kërkesë të dytë, (të premten datë 8 maj), pas 10 ditësh heshtje,  dhe pikërisht në këtë datë është firmosur edhe shkresa nga ana e 'shëndetësisë' e cila i dorëzon të gjitha dokumentet e nevojshme.

"Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë", thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas lajmt të publikuar nga Report Tv.

5 ishin pyetjet që Prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit (SPAK) kërkonte një përgjigje lidhur me akuzat e opozitës për "tendera sekret".  "Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera", ishin pyetje, të cilat morën një pëgjigje pas paralajmërimit të grupit hetimor se nëse nuk do kishte një regaim do të bastisnin zyrat e ministrisë.

"Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19.Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të njëjtën gjë po bën edhe me SPAK", thuhet në reagimin e MSH

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja