Shëndetlie tradicionale me arra
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë sheqer
- 2 lgj mjaltë
- 3 kokrra vezë
- 2 fk arra
- 1 lç sodë buke
- 1 fç gjalpë
- 3 fk ujë
- 1 lgj kakao
- 1 bustinë vanilje
Për sherbetin:

- 3 gota sheqer
- 2 e ½ gota ujë
- 1 limon
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës, miellin dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë shëndetlien vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.
MC/Shqiptarja.com
Komente

