Tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic vendosën në Samitin e Ohrit miratimin e një plani veprimi për thellimin e bashkëpunimit rajonal, lidhur me zbatimin e 4 Lirive të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të lehtësojë ndërveprimin mes vendeve të rajonit.

Por cilat janë në terma konkretë, përfitimet nga miratimi i këtij plani bashkëpunimi në Ohër, për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre?

1- Stabiliteti në rajon.

Nuk duhet harruar se stabiliteti politik dhe ekonomik është çështje kyçe për çdo investitor. Nuk ka ndonjë mesazh më të mirë për stabilitetin në rajon sesa performanca e bashkuar e vendeve të rajonit dhe krijimi i një tregu të përbashkët.

2- Lëvizja e lirë e njerëzve.

Kjo masë ka disa efekte dhe zmadhon konkurrueshmërinë në të gjithë rajonin (shtetet anëtare të kësaj nisme shpalosin kështu potencialin e rajonit me popullsi prej 12 milion banorësh dhe me mundësi për më shumë rritje).

Në praktikë, kjo do të thotë prezantimin e një sistemi që do të mundësojë:

A- Udhëtimin nga njëri vend në tjetrin vetëm me kartë identiteti.
B- Leje punësimi të përbashkëta, që lejojnë njerëzit të punojnë në të gjitha kompanitë e përfshira pa u detyruar të marrin pjesë në proçedura shtesë.
C-Kjo masë do të rrisë drejtpërdrejtë vendet e punës, që automatikisht nënkupton edhe rritjen e faktorit tërheqës në të gjithë rajonin për investime të reja.

Për më tepër, të huajt që vijnë në Beograd do të mund të udhëtojnë në vendet e tjera të kësaj nisme pa viza, dhe anasjelltas.

3- Nxitet lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave.

Kjo përmes prezantimit të orareve të punës 24 orë në 7 ditë të javës për të gjitha shërbimet e inspektimit, sidoemos ato që fokusohen tek sektorët fitosanitarë dhe veterinaria.

4- Integrimi dhe ngritja e një pakete të përbashkët të dokumenteve që nevojiten për lëvizjen e mallrave nëpër vendet anëtare të nismës me theksin në prezantimin e një sistemi pa letra që është në përputhje të plotë me strategjinë e vendit për zhvillimin digjital.

5- Njohja reciproke e kualifikimieve profesionale në vendet anëtare të nismës (diploma).

6- Nxitja e shkëmbimeve studentore dhe lançimi i programeve të përbashkëta të kërkimit dhe zhvillimit.

7- Konsolidimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Theksi vihet te bashkëpunimi në fushën e migrimit dhe ndihmës në rastet emergjente.

8- Lëvizja e lirë e parave.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp se me datë 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e “Shengenit Ballkanik” në Durrës./Lexo.com/