Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kënallës në Shëngjin, ku janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Audi” me drejtues Alert Lleshin dhe një tjetër mjet me Arben Lazrin, në të cilin udhëtonte edhe mbesa e tij, Marsela Pjetri.
Si pasojë e përplasjes, të tre të plagosurit janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente











