VIDEO/Lezhë, digjet lokali i një biznesmeni, e kishte me qira një hetues

Një lokal veror që ishte në përdorim të një oficeri të policisë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin duke u shkrumbuar plotësisht. Ngjarja është regjistruar rreth orës 4:00 të ditës së sotme, ndërsa zjarrfikësit e kanë patur të pamundur për të penguar djegien e plotë, pasi gjithçka ka ndodhur vetëm në pak minuta. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo.

Objekti rezulton në pronësi të shtetasit Gëzim Çuni, por sipas burimeve konfidenciale ky lokal veror është përdorur vazhdimisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Lezhë, me iniciale S.C. që po sipas këtyre informacioneve është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt. Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe mënyra e ndërtimit të këtij objekti në breg të detit është dyshimi kryesor ku janë përqëndruar hetimet, por pa shmangur edhe zjarrvënien përshkak të detyrës së Oficerit te Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje ka qënë e kujdesshme në deklaratën e saj, duke dhënë informacion vetëm për djegien dhe asnjë detaj më shumë apo dyshimeve mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri. Pronari dejuro dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje rreth djegies së këtij lokali veror në Kune të Shëngjinit, por ende pa saktësuar se për cfarë bëhet fjalë.

Lokali i djegur në Shëngjin

Njoftimi i Policisë së Lezhës 

Informacion paraprak 

Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune - Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Lokali i djegur në Shëngjin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje