Aktualisht puna është përqëndruar në asfaltimin e rrugëve të cilët janë dëmtuar nga punimet e ujësjellësit dhe disa akseve të brendshme investime që janë drejt fundit, ndërsa pastrimi dhe plugimi i rërës ka përfundur totalisht.
Kreu Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj u shpreh se po punohet me intensitet që gjithçka do të jetë gati brenda datës 15 qershor.
“Po punohet me intensitet shumë të lartë që të përgatitemi pë një sezon turistik sa më të mirë. Ne kemi marrë masa, fillimisht është bërë plugimi i rërës, mendoj se është bërë një punë e mirë, tani jemi në fazën e përfundimit të rrugëve, si të rrugës kryesore dhe disa akseve të tjera, siç është ajo e Kunes. Unë mendoj se në datën 15 do të jetë gjithçka gati në Shëngjin” tha Uldedaj.
Administratori i Shëngjinit Uldedaj ka një ftese për të gjithë turistët dhe vizitorët që të frekuentojnë Shëngjinin pasi gjithçka do të jetë në kushte optimale gjatë gjithë verës.
“Për të gjithë ata që do të preferojnë bregdetin e Shëngjinit, unë them se do ketë ambiente shumë të pastra, infrastrukturë shumë të rregullt ku administrata do të jetë në shërbim të turistëve. Pushuesit do të ndahen shumë të kënaqur” tha ai.
Edhe pse sezoni turistik nuk është hapur ende zyrtarisht Shëngjini ka nisur të frekuentohet masivisht, ndërsa fluksi sa vjen e rritet çdo ditë kjo falë vëmendjes që po tregon pushteti dhe biznesi i zonës përsa i përket shërbimeve.
Redaksia Online
(F.T.shqiptarja.com)