SARAJEVË, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Bosnje-Hercegovina përkujtoi sot, e ndarë, atentatin në Sarajevë, akt që shënoi 100 vjet më parë dhe fillimin e Luftës së Parë Botërore. Serbët dhe myslimanët kanë në fakt perceptime të ndryshme për autorin e vrasjes së arkidukës trashëgimtar austriak François-Ferdinand, serboboshnjakun, Gavrilo Princip.
Në Sarajevë, 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore do të shënohet nga një koncert i orkestrës filarmonike të Vjenës, në atë kohë kryeqyteti i perandorisë austro-hungareze, që i riu nacionalist Gavrilo Princip e goditi duke vrarë François-Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij Sophie.
Kjo do të jetë pikënisja e një sërë ceremonive kulturore dhe sportive të financuara nga Bashkimi Evropian, por ku drejtuesit e mëdhenj do të jenë mungesa e madhe.
Drejtuesit serb të Bosnjes dhe Serbisë ndodhen në Visegrad, në Bosnjen lindore, ku do të bëjnë homazhe për Gavrilo Princip, të cilin e konsiderojnë si një hero.
Që prej njoftimit, më shumë se dy vjet më parë, për zhvillimin e ceremonive përkujtimore evropiane në Sarajevë, një qytet me shumicë myslimane, serbët kishin refuzuar pjesëmarrjen duke dënuar një mendim revizionist të historisë që e cilëson Princip "terrorist" dhe sipas tyre bën përgjegjës serbët për fillimin e luftës.
Në vitin 1914, Evropa ziente nga konfliktet politike ndërmjet dy blloqeve të mëdha, Francës, Anglisë dhe Rusisë në njërën anë dhe Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane të rreshtuar në aleancë në kampin e kundërt.
Për këtë arsye, me shumë gjasa Lufta e Parë Botërore do të kishte ndodhur gjithsesi, por ishte pikërisht arma e tij ajo që e nisi atë, me atë atentat famëkeq të qershorit, të ndodhur në një qoshe të kontinentit larg konflikteve, në Sarajevën që jetonte midis botës moderne dhe mesjetës./
/ec/
/Shqiptarja.com