ATHINË, 28 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Qeveria do të bëjë nga një betejë çdo ditë katër muajt e ardhshëm, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras duke folur në mbledhjen e sekretariatit politik të SYRIZA-s, ku u bë një diskutim i gjerë për marrëveshjen e re për zgjatjen e ndihmës financiare për vendin ballkanik.
Qeveria greke duhet të bëjë gati projektligje dhe t'i paraqesë në parlament për të mundësuar funksionimin zgjatjes së ndihmës financiare.
Sipas një memoje jozyrtare të SYRIZA-s, kryeministri dhe kryetar i partisë, Cipras, ndërmjet të tjerash tha se objektivat e betejës që do të bëjë qeveria janë:
- Avancimi në reformat rrënjësore për luftimin e evazionit fiskal dhe korrupsionit dhe riorganizimin e administratës publike.
- Konkretizimi i mandatit popullor për ushtrimin e qeverisjes së vendit duke filluar nga anulimi i regjimit të memorandumit dhe të përfaqësuesve të tij në aparatin shtetëror.
- Ruajtja dhe zgjerimi i mbështetjes popullore duke realizuar boshtin kryesor të angazhimeve ndaj shtresave në nevojë.
- Shfrytëzimi i pozitës gjeopolitike të vendit në potencialin negociues të qeverisë.
Cipras propozoi zgjedhjen e një sekretar i ri dhe një zyrë politike prej 11 anëtarësh në mbledhjen e ardhshme të partisë./ a.jor.