SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës

SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës

Sali Berisha

Prej tre ditësh, Sali Berisha vazhdon të qarkullojë një shpifje, e rrjedhur edhe nga ndonjë segment i grupit të prokurorit që merret me çështjen Veliaj. 
Ai ka shpikur se SPAK ka zbuluar një apartament të ri të Ajola Xoxes te “Sky Tower” dhe ka ushtruar kontroll aty, ku sipas Berishëve kanë gjetur lekë, fatura, etj.

Për të gjithë ata që e dinë se ku është “Sky Tower”, e dinë që ai është një hotel plus qendër biznesi, ku banojnë vetëm pronari, familja e shkrimtarit Ismail Kadare dhe dy pronarët e pallatit. Pjesa tjetër është biznes.

Në fakt, BKH ka kontrolluar një magazinë të “Sky Tower”, ku klientët që përfundojnë kontratat e qirasë lënë aty orendi për një kohë, derisa të sistemohen diku tjetër, pastaj vijnë t’i tërheqin. Konkretisht, në magazinën që ka kontrolluar BKH, gjenden së paku pajisjet e 5 klientëve të “Sky Tower”, që janë larguar prej aty si qiramarrës, mes të cilëve edhe dikush që ka vite që është larguar. Zyra e Xoxes ka pasur aty disa pajisje të biznesit të saj, të lëna në magazinë, kryesisht kostume skenografie.


Përtej kësaj, hetimet ndaj Veliajt dhe rrethit familjar kanë vazhduar me intensitet të lartë. Dje, për shembull, janë marrë në pyetje gjithë shitësit dhe blerësit e një veture të përdorur nga i ndjeri babai i Ajolës, për të kuptuar si është shitur e blerë ndër vite. Edhe ky kontroll i magazinës është bërë në imtësi, edhe pse shumica e sendeve aty u përkasin kompanive të tjera.

Shpikja nga ana e Berishës për një “apartament” tjetër të Ajolës është në kuadrin e fushatës se baltosjes tij, meqë ka kohe që nuk ka më lajme. Po ashtu, edhe për shtypin e kontrolluar prej tij, që e di që te “Sky” nuk ka apartamente.

Problemi është se po mbaronin lajmet për hetimet ndaj Veliajt dhe duhej një valë e re thashethemesh. Këtë radhë edhe me mbështetje nga grupi që ka “zbuluar” apartamentin. /TEMA
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit