Eksperti: Luftoni depresionin me çajra. Ja bimët me të cilat mund ta mbani nën kontroll (VIDEO)

Depresioni është sëmundje reale, nuk është thjesht stres apo të mos ndjerit mirë me veten.

Në thelb të tij qëndron një çrregullim, jo vetëm psikologjik që mund të prekë çdo njeri. Prandaj çdo ditë e më shumë, nevoja për të folur rreth arsyeve që e shkaktojnë depresionin, por edhe mënyrave sesi ta parandalojmë apo ta mbajmë nën kontroll atë, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Krahas mjekimeve me ilaçe që mund të merrni në fazën që jeni prekur nga depresioni, me rëndësi është që të konsumoni produkte që ju japi ndjesinë e qetësisë, apo ato që kanë efekte relaksuese.

I ftuar në “Rreze Dielli”, Zef Gjeta, njohës i mirë i bimësisë, thotë se ekzistojnë një sërë bimësh, të cilat nëse konsumohen si çaj japin efekte anti-depresive.

“Më e zakonshmja është kamomili që ne të gjithë e njohim. Është e përhapur kudo dhe përveçse qetëson trupin, rekomandohet të konsumohet në darkë pasi shkakton edhe gjumë. E dyta shumë e njohur është edhe Lulja e Balsamit. Mund ta gjejmë edhe në Malin e Dajtit, pranë Shën Gjergjit etj. Mund të përdoret si çaj, me avull, apo me vaj ulliri. Nëse do ta lëmë në vaj, duhet rreth 1 muaj, 1 muaj e gjysmë e më pas kullohet dhe konsumohet. Përveç kësaj është edhe Lulja e Pasionit, e cila njihet si ‘Lulja Sahat’ për shkak të formës së saj. Kjo bimë ndihmon mjaft në përmirësimin e situatës depresive. Ndikim ka edhe Murrizi, Valeriana, bima e famshme, si dhe Lulja e Shegës, e cila nuk vlerësohet sa duhet, por petalet e saj duhet të mblidhen, të thahen dhe të përdoren si çaj kundër depresionit” thotë eksperti.

Gjithsesi Gjeta sqaron se konsumimi i çajrave nuk ka efektin e menjëhershëm shërues të sëmundjes. Ato kanë një efekt të ngadalshëm që ndikon në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit.

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja