Report Tv ka siguruar pamjet pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Në pamje duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës. Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.
Lajmi kryesor:
Breshëri kallashnikovi drejt Top Channel, pranë Big Brother! Vritet roja, po ngrohej në kabinë! Dyshohet se autorët ikën drejt Vlorës dhe hodhën një armë në ferra
