Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e datës së shenjtërimit të Nënë Terezës. “Për kombin shqiptar, shenjtërimi i Nënë Terezës përfaqëson një krenari kombëtare dhe një reflektim të vlerave tona të solidaritetit njerëzor dhe të kujdesit ndaj të pamundurve, ndaj shpreh mirënjohjen e thellë për miratimin nga Ati i Shenjtë i datës së shenjtërimit të kësaj nëne të shenjtë”, tha Meta.
Ceremonia e shënjtërimit të Nënë Terezës parashokohet të zhvillohet më 4 shtator të këtij viti.
Data u bë e ditur sot nga vetë Papa Françesku, në Koncistorin e Tretë të Rregull Publik për Kanonizimin e të Lumturve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com