Shënohen 2 rastet e para me koronavirus në Shqipëri! Djali erdhi me makinë nga Firence në 26 Shkurt, infektoi dhe babanë

TIRANË- Shënohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet P.K.. Ai ka ardhur nga Firence në Shqipëri me makinë në rrugë tokësore dhe pas kontaktit ka infektuar edhe babanë, V.K.. 28-vjeçari ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, e ndërsa është zbuluar që është prekur nga ky virus mbrëmjen e djeshme, pas analizave të bëra.

Sipas Ministrisë, gjendja e dy të prekurve, është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.  Ata po trajtohen në Spitalin Infektiv, teksa informacione zyrtare bëjnë me dije se janë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Si masë mbrojtëse, Urgjenca e Infektimit është dezinfektuar ditën e sotme. 

Ndërkohë, pika Kufitare e Hanit të Hotit, hedh poshtë Ministrinë e Shëndetësisë, duke mohuar që i riu të ketë hyrë në Shqipëri nga kjo doganë. Sipas tyre, referuar sistemit TIMS, 28-vjeçari ka kaluar nga dogana e Muriqanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Mjekja në Muriqan: Djali me koronavirus u kontrollua nga 3 punonjëse, nuk kishte shenja klinike (VIDEO)

Mjekja që qëndron në pikën kufitare të Muriqanit, tha se djali i infektuar me koronavirus, P.K 28 vjeç, ka hyrë me makinën e tij personale më 28 shkurt.

Ajo tha se djali në fjalë është kontrolluar por nuk ka pasur shenja klinike. Më tej infeksioni i ka kaluar babait të tij, të cilët sipas ministrisë së Shëndetësisë ndodhen në gjendje të stabilizuar.

"Dogana e Muriqanit ka pasur kontrolle, kemi kohë që i bëjmë kontrollet, dhe kanë qenë 3 punonjësve kur personi ka kaluar nga zona e Firences. Periudha e inkubacionit nuk është më 14 ditë, koha që personat duhet të ruhen nga infektimi, janë 28 ditë, personi ka qenë pa shenja klinike", tha mjekja.

Ajo tha në një komunikim për mediat, se masat në pikën kufitare nuk kanë munguar, ashtu si në pajisjet personale mbrojtëse për personelin mjekësor, ashtu edhe me termometër për të matur temperaturën e udhëtarëve.

Ora 10:09
Pika kufitare e Hanit të Hotit hedh poshtë ministrinë e shëndetësisë: S'ka kaluar nga ne, por nga Muriqani (VIDEO)

Dogana e Hanit të Hotit hedh poshtë pretendimet e Ministrisë së shëndetësisë, të cilët mohojnë që 28-vjeçari me koronavirus të ketë hyrë nga kjo pikë kufitare. Referuar të dhënave të sistemit TIMS, sipas kësaj dogane, 28 vjeçari me inicialet P.K.  nuk rezulton të ketë kaluar nga Hani i Hotit, por nga Muriqani.

Ora 01:44
DETAJET/ 54 dhe 28 vjeç, sa qëndruan në Itali dhe nga udhëtuan për në Shqipëri babë e bir, infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dha informacione më të detajuara për babë e bir që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shyqyr: 09/03/2020 19:39

    shpjerini nje vizit ke zyra presidentit dhe ke zyra lulit dhe ke vila baces ne lalz te qajn hallin te gjith bashke se me keq se virusi na jan bere

    Përgjigju
    • Selenice: 09/03/2020 21:47

      Harrove sharlatanine pseudopiktor, edhe atje ti çojne

  • Ver Llapa: 09/03/2020 19:14

    Pini raki e hani qofte. Ne take dhe nje te q... e ska korona apo kokrrocka qe ju ze.

    Përgjigju
    • Kafsha: 09/03/2020 21:49

      Ajo qe të pranon të qelbesh raki e qofte nuk qenka grua. Ti shkoke me burrë !

  • Sylejmëni: 09/03/2020 12:45

    Na shkaterruane qelbesirat

    Përgjigju
  • Genti bathore: 09/03/2020 12:19

    Rroft sali berisha se vetem ai mund ta rrgulloj qat situate

    Përgjigju
  • Labja dashnorja e efgjitite Tamango: 09/03/2020 11:24

    Bo bo tani e hengreme!

    Përgjigju
  • migjeni: 09/03/2020 11:19

    Le te vi na vlora virusi po ja mbajti bytha me kok ne tope do ja fusim vella

    Përgjigju
  • Vlore: 09/03/2020 10:04

    Po mir ore po keta sikur na çane veshet me propagande sikur çdo ditë kontrollojne robt neper pika doganore tani si keshtu? Kjo tregon qe ka qënë propagande, asgjë nuk kanë kontrolluar!

    Përgjigju
    • Dory: 09/03/2020 11:00

      Ka raste kur nuk shfaqen menjehere simptomat

  • Miti: 09/03/2020 09:12

    Ore kufijte spo i mbyll Franca e Gjermania do i mbylli Shqiperia qe mbaron pune brenda javes po mbylli kufijte.

    Përgjigju
    • na kenaqen te zgjuarit: 09/03/2020 10:34

      Po nuk i mbyll franca dhe gjermania se edhe po i zuri virusi nuk e kan problem se i kan mjetet dhe mekanizmat per ta perballuar, njesoj si kina qe po e kalon , ka ren numri i te infektuarve te rij, provinca e hubeit ne shume zona po e heq gjendjen e karantines... Po ne po na zuri ca do bejm apo do pim raki edhe ti biem bythes lakuriq neper spital, YOLO

  • Çingapoku: 09/03/2020 08:57

    Pse kaq tmerr, pse kaq panik? Ky virus është shum herë më pak vdekjeprurës se ai i 2003 SARS, 97% të rasteve i shërueshëm dhe 3% duhet të kenë 2 apo 3 patologji që të vdesin. Pse jeni tmerru kaq shumë. Lexoni nga pak, informohuni se rrit cilësinë e jetës. Hajt mirupau.

    Përgjigju
    • Mili: 09/03/2020 11:41

      Çingoja i leshit, Çingaleshi

    • Eda: 09/03/2020 11:13

      Nuk e kuptoni qe mund te kete infektuar njerezit e vete dhe te moshuar qe e kane imunitetin me te ulet ? Sidomos ata qe kane probleme me rruget e frymemarrjeve...

    • Lori: 09/03/2020 11:09

      Te ne nuk lexojne, marrin me mend dhe shajne

  • Wtf: 09/03/2020 08:49

    Ne shqiptarët ndryshe nga qytetarët europianë kemi dhe një të dhënë shumë inetersante ne nxjerrim gëlabzën, pështymën dhe fap e fluturojmë në ajër...nuk sheh asnjë individ në Europë ta bëjë këtë gjë përveçse tek ne. U përpoq i shkreti sistem atëherë të ndalonte këtë fenomen, dhe të civilizonte njerëzit madje shihje për tokë pllaka me mbishkrimin "mos pështyni përtokë", por ja që njeriu i kthehet shumë shpejt origjinës së tij, siç jemi kthyer....Ua kam llafin jemi spektakolarë për të shpërndarë sekrecionet tona në ajër dhe në tokë çdo një metër...

    Përgjigju
    • Selimi: 09/03/2020 19:26

      Ore po kanuni ca thote per gelbazen se nuk i dihet naj gjo duhet te jete shkrujt.

    • Blerta: 09/03/2020 12:32

      Ketu ke shume po shume te drejte ne nuk njohim rregullat elementare te sjelljes ne shoqeri le me te tjerat.....

  • Blerina: 09/03/2020 08:45

    Njerzit duhet te jene me te pergjegjshem kur nderrmarrin udhetime te tilla .

    Përgjigju
  • Xxx: 09/03/2020 08:23

    Shpresojme te madhin zot qe nuk ka qene ndonjeri i infektuar ne tubimin e atij karagjozit president se e hongrem te gjithe. Botes po i del tum nga koronavirusi ne e kishim mendjen te tubimi i ilir metes, hajde popull qe jemi ne.

    Përgjigju
    • Yyy: 09/03/2020 11:30

      Kongresi i Rilindjes?!

    • Çingapoku: 09/03/2020 11:20

      Ik more injorante vlonjate!

  • Trump: 09/03/2020 08:03

    Nuk kane qenë ne avion, kane qenë me makine. Por imagjinoni sa shtet kane kaluar dhe sa njerez mund te kene infektuar, Itali, Kroaci, Mali I Zi, e Shqiperi. Qeveria komplet e papergjshme, vazhdojne udhetimet me avion me Italie vetem e vetem që te fitojne para. Plehra.

    Përgjigju
    • Vlora: 09/03/2020 09:03

      O Tumpi po ka shtete me te fuqishme se ne dhe me te prekura qe nuk i mbyllen kufijt.. kuptoj do ishte nje zgjdhje e mire por me kosto te lart per secilin individ i cili ka angazhimet e tij.. pa pergjeshmeria njerezore eshte me e madhe se ajoqeveritare... o kok trash qe vin nga italia ne shqiperi ku mutin vjen ...

    • Ben: 09/03/2020 09:00

      Keni harru Sllovenine

  • plasi: 09/03/2020 07:22

    Ky na kerkoi edhe 800 mij vota ksaj radhe, ta shikojm sa do maresh me kto te tallura qe beni qe si mbyllni kufijt ;)

    Përgjigju
    • Vlore: 09/03/2020 13:51

      Doni s doni ju ne na Vlora do ja japime të gjitha votat

    • Anonim: 09/03/2020 08:50

      O shqiptar te trash nuk mbyllen kufijet se eshte humbje ekonomike jo mos mbyllim dhe importin te vdisni x buk.!

  • Lumsi ne per qeverinëtone: 09/03/2020 07:07

    Kshu thoshte dhe italia, nuk na ze, nuk na ze, per 2 jave moren te gjatin

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/03/2020 06:53

    Ore qelbesira përse nuk i mbyllni kufijte apo i permbaheni Planit të Madh per infektimin e botes, dmth të infektohen sa me shume?! O plera qeveritare, mbyllni kufijte!

    Përgjigju
    • Kafsha: 09/03/2020 21:54

      Ore injorantë hani hashashe në vend të spinaqite në sallate.

    • Shqiptare: 09/03/2020 12:14

      O te trash do vdisni per buk nese mbyllen kufijt

    • Vlora: 09/03/2020 09:04

      Epo ja po te mos e kishe len ti fahatin dhe te vije ne qytet do hanin grur vendi dhe prodhime vendi... poorrrr ju e braktiset fshatin... keqardhje... nuk mbyllen kufijt sespe eshte buka ne mes

  • Ballshi: 09/03/2020 06:15

    Plasi edhe ne “kucove”..!!

    Përgjigju
    • aallaaa: 12/03/2020 02:44

      po ne kucove ca ndodhi?

  • Ilir: 09/03/2020 01:32

    Bravo Z.Kryeminister, vetem parandalim nuk pash nga ju... Tani do shikoni tmerrin serioz, se ceshte ne gjendje te shkaktoje kjo Pandemi... kosto njerezore, psikologjike kolektive, ekonomike, etj.etj. Nuk kemi as kushte, te perballojme kete katastrofe. Me jep ndjesin qe keni pritur me pa durim qe te vinte dhe ne Shqiperi.... Turp...

    Përgjigju
  • Shkodra: 09/03/2020 01:28

    Jam Doktor ne Shkenca Politike. Jam ne Itali dhe jetoj ketu. Po te isha ne vend te Kryeministrit Rama, do te mbyllja te gjitha doganat shqiptare per levizjen e njerezve (tokesore, detare, ajrore). Besoj se kjo mase duhej marrur me kohe e jo te arrihej te kemi rastet e para me virus. E kuptoj qe mund te duket e tepruar dhe se do te sjelle pasoja negative ne ekonomi por te pakten nuk do te jete e nevojshme te detyrohen te gjithe shqiptaret te mbyllen ne shtepi. Kjo e fundit, do te sillte pasoja jashtezakonisht me te renda; do t’i duhej qeverise qe te kerkonte edhe miliarda euro tjere neper bote. Dyshoj se do te mund t’i gjeje!

    Përgjigju
    • Adhamudhi: 09/03/2020 14:57

      Doktoro qeke kokra hajdarit po me diplome ama.

    • Yyy: 09/03/2020 11:37

      Nuk e degjuat edhe kete radhe thirrjen e institucionit te Presidentit.

    • Diana: 09/03/2020 11:08

      I nderuar doktorr i shkencave politike, me keqardhje shoh qe nuk e paske haberin fare se si funksionon shteti.Titullin e paske marre ( gjithmone nqs e ke ) ne nje nga ata universitetet plehra te provincave te veriut se nuk ka mundesi te japesh keto mendime.Po te ishit mjek edhe do mendoja tju merrja seriozisht por me degen tuaj ne itali vetem sekretarin ben.Jo me kot aty e quajne shkenca kotollogjike sepse ben pak nga te gjitha dhe nuk di asgje . Te mbyllesh kufirin nuk eshte aq e thjesht sa nund te duket per shkak te akordeve te bera ,por nqs mban mend ndonje ore leksioni te lendes historia e traktateve ndoshta te kujtohet.Mos jepni mendime kot ne hava.Doktorr zhivago.

    • Ehuu: 09/03/2020 08:18

      Ore mos po kerkoni prap komunizm qe doni te mbyllni kufijte. Jo qe duhen mbyllyr po dhe njerezit vet mos te levizin shume nese levizja nuk eshte e rendesishme. Larg qofte te kishte ndodh kjo para te ne se ne itali e do e shikonim sa shpejt do i annullonin udhetimet italianet.

    • Xxx: 09/03/2020 08:04

      Keni shum te drejte zoteri, po kyjt ti thuash ketyre debilave. Duhet te mbyllen te gjitha doganat ne menyre urgente vetem keshtu mund te minimizojme prekshmerine nga virusi, sistemi jone mjekesor nuk eshte i pergatitur per kete epidemi. Shikoni cfar po ndodh ne itali se e nenvlersuan. Mbyllni urgent kufijt.

  • Doktor Flamur Topi: 09/03/2020 01:10

    Mos e fusni draperin ne thes

    Përgjigju
    • Halim K: 09/03/2020 08:07

      Rrespekt i larte per ty doktor topi. Je brilant ne filozofine klinike te sjelljes. Figure madhore ne gazetari dhe nje usta i mirfillte ne riparimin e plages shoqerore n rast pandemish.

  • meri: 09/03/2020 01:05

    Te gjithe personat qe kan udhetuar me keta te dy,duhen te paqiten per te ber testin,dhe te izolohen per dy jave,per te mos infektuar te tjere.

    Përgjigju
  • Lui: 09/03/2020 01:04

    Te pakten te merret lista e udhetareve qe kane ne avion dhe te kontaktohen e te karantinohen per 14 dite, se mbase e ka marre dhe ndonje tjeter nga keta te dy dhe e perhap pa e kuptuar..

    Përgjigju
    • robi: 10/03/2020 08:39

      me traget erdhen o trangull jo me avion.

    • Mirela: 09/03/2020 07:29

      Ca avioni thua.Me makinen e tyre ishin apo lexove vetem titullin.

  • Mil: 09/03/2020 01:01

    Duhet patjeter izolim, pushim te vendeve si lokale nate, apo aktivitete si kinema, teatro etj. Ne pune dhe istitucione mos te kete me levizje jashte, ose nese ka te kete leje per karantine deri je 2 jave larg ambienteve publike. Duhet ndergjegjesim. Shqiptaret i shohe sh pak te friksuar. U festua masivisht ne disko 8 marsi asnje nuk mer masa per te limituar ambientet publike.asnje nuk heq dore nga asgje eshte skandal

    Përgjigju
  • Fatos lubonja: 09/03/2020 00:57

    Kthejini ne firence,,te rrine atje derisa te mos kete me coronavirus...nuk i duam ketu...

    Përgjigju
    • Çingapoku: 09/03/2020 11:22

      Kthejini andej na erdhene!

    • Altin: 09/03/2020 10:03

      Janë shqiptarë nuk janë italian dhe për fat të mirë nuk e vendos ti ku do rrinë

    • Kolseta: 09/03/2020 08:54

      Ishte e rendesishme qe te mos vinte virusi ne Shqiperi, tashme eshte aty. Duhet verifikuar se ke kan takuar, te gjitha levizjet e tyre per te izoluar te infektuarit e mundshem. Shpresoja qe Shqiptaret emigrant ta donin me shume e se kaq Shqiperin.

  • Juri: 09/03/2020 00:51

    Tani duhen kontrolluar te gjithe personat qe kane qene ne avion me keta,dhe te gjithe familjaret e personat qe kane patur kontakt! Eshte totalisht faji i papergjegjshmerise shteterore! Nuk i mbyllim kufinjte se nuk udheton me pashaporte koronavirusi thonin...po mor po me pashaporte udheton,ja sapo hyri si zotni nga aeroporti,nga vendi i dyte me numrin me te madh te te prekurve dhe vdekshmerise mbas Kines,dhe ti o shtet i qelbur,nuk e parandalove,edhe pse e kishe rrezikun perballe! Tani te lutemi,nuk ka ngelur gje tjeter.

    Përgjigju
    • Cuni Bexhetit: 09/03/2020 09:15

      O plako Hani hotit nuk ka aeroport. Ne han te hotit kalohet me makin ose me kal si Skenderbeu. Meqe ra llafi ku e kan len makinen ti vejm zjarrin.

    • arben: 09/03/2020 07:40

      kane udhetuar me makine nga kroacia jo me avion. lexoje ate qe kan deklaruar vete ata, nuk kane motive te genjejne.

    • Aii: 09/03/2020 07:22

      Ta gezoni.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës