Shënon ‘ish-i’, Flamurtari mposht Kukësin, Skënderbeu kryeson pas javës së dytë

Shënon ‘ish-i’, Flamurtari mposht Kukësin, Skënderbeu kryeson pas javës së dytë

Ndeshja Flamurtari-Kukesi

Flamurtari mori një fitore mjaft të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit përballë ekipit të Kukësit. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit, që u mjaftoi një gol për tre pikët.

Si për ironi të fatit, heroi i Flamurtarit ishte ish-i i Kukësit, Albi Alla, i cili shënoi me kokë në debutimin me kuqezinjtë në minutën e 40. Kukësi tentoi që të barazonte, por Flamurtari administroi fitoren me kujdes.

Pas dy javësh kryeson Skënderbeu me 6 pikë, në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen Laçi dhe Flamurtari me nga 4 pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!