Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një dyqan fast-foodi pas konstatimit se në atë ambjen kryhej aktiviteti në shkelje të kushteve higjeno-sanitare.  Në kuadër të masave të përforcuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, trupa inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatoi se subjekti ‘Fast Food’me përfaqësues, Zt.Meriton Krasniqi dhe me nr. Nipti L88008501V kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit.

Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve. Subjektit me emër ”Qebabtore te Qarshia” i’u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, bën sërish thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.