Shërbimet irakene: Kreu i ISIS
Al Baghdadi arratiset nga Siria

Shërbimet irakene: Kreu i ISIS<br />Al Baghdadi arratiset nga Siria
Kreu i ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi arratiset nga Siria duke ndërprerë pikat e kontaktit me komandantët e mbetur në Mosul.
 
Lajmi konfirmohet nga shërbimet sekrete irakene "Abdolkarim Khalaf" sipas të cilëve Al Baghdadi është arratisur pak kohë më parë me disa komandantë duke shkuar në pjesën perëndimore të Mosulit në kufi me Sirinë.
 
Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër lidhur me udhëtimin sekret të kreut të ISIS edhe pse sipas të dhënave të fundit kalifati ndodhet në qytetin sirian të Raqqa ku ISIS ka ndërtuar lagjen e re.
Në muajt e fundit kanë qenë të shpeshta sinjalizimet për lëvizjen e Al Baghdadi mes Irak  dhe Siria.

Burime të tjera kishin informuar se kreu i ISIS kishte mbetur i plagosur. Ndërsa në mes të nëntorit rezultonte se ai ishte fshehur mes qytetit Tal Afar dhe Al Baaj. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë