TIRANË – Shërbimet publike në Shqipëri do të përqëndrohen në një godinë të vetme, për të qënë transparente dhe të shpejta, bazuar në nevojat e qytetarit. Ky është model ii aplikuar me sukses në Gjeorgji dhe që do të vihet në zbatim edhe në Shqipëri.
Lajmin e bën të ditur vetë Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila këto ditë ka vizituar Gjerogjinë dhe është takuar me Ministren e Drejtësisë, znj.Tea Tsulukiani.
Nëpërmjet një postimi në Fb, Harito njofton se do të takohet me ministren gjeorgjiane për të diskutuar mënyrat konkrete të bashkëpunimit për të aplikuar në Shqipëri modelin gjeorgjian të shërbimeve publike.
Shërbimet publike transparente, të shpejta dhe në një godinë të vetme,”- thekson Harito, - “ky është koncept i bazuar në nevojat e qytetarit dhe jo në ndarjen e shërbimeve sipas institucioneve shtetërore.”
Harito ka publikuar edhe dy fotografi nga vizita që ka kryer në ambientet e shërbimeve publike "Public Service Hall" në Tbilisi, sot që i ka vlerësuar si "një model i suksesshëm për përmirësimin e shërbimeve publike."

(Godina ku ndodhen të gjitha shërbimet publike për qytetarët gjeorgjianë)
Redaksia online
(armanda shtembari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com