Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka publikuar një reportazh kushtuar transformimit digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. Sipas AKSHI-t, në 13 vitet e fundit marrëdhënia e qytetarëve me shtetin ka ndryshuar rrënjësisht, duke kaluar nga radhët në sportele te shërbimet online dhe nga dosjet me dokumente te Inteligjenca Artificiale.
Në publikimin e saj, AKSHI thekson se pas çdo shërbimi online qëndron një proces pune që shkon përtej asaj që qytetarët shohin në ekran. Institucioni fton qytetarët të ndjekin reportazhin, i cili tregon se si u ndërtua ky transformim, çfarë e bëri të mundur dhe cili është vizioni për fazën e re të administratës digjitale.










Komente
Komento