Shërbimi Amerikan i Sigurisë Diplomatike dhuron pajisje kompjuterike për krimin kibernetik për policinë shqiptare

Shërbimi Amerikan i Sigurisë Diplomatike dhuron pajisje kompjuterike për krimin kibernetik për policinë shqiptare

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Ndihmës së Antiterrorizmit ATA i dhurojnë Policisë së Shtetit pajisje kompjuterike për krimin kibernetik, për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Laboratorin Kriminalistik në vijimësi të programit 1.3 milion dollarë nga SHBA-ja, për trajnime dhe suport.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Janet Meyer, Shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit të Shërbimit Diplomatik në Ambasadën amerikane në Tiranë kanë nënshkruar aktin e dhurimit të këtyre pajisjeve. Veliu ka falënderuar Meyer për ndihmën, mbështetjen dhe suportin në vijimësi që Ambasada amerikane dhe Programi i Ndihmës së Antiterrorizmit ka dhënë e po i jep Policisë së Shtetit dhe ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët strategjikë për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Ceremonia e dhurimit të pajisjeve kompjuterike Policisë së Shtetit nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Ndihmës së Antiterrorizmit ATA, programe të Departamentit të Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e SHBA-së u zhvillua në mabientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 24/12/2019 01:19

    FALEMINDERIT amerikes per keto aparatura,,,dihet qe amerika eshte e para ne bote per laboratoret kriminalistike,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!