Tiranë, 25 Qershor /ATSH-Z.Tosku/- Shërbimi i kardiologjisë do të ketë dyfishim të financimit këtë vit, me një vlerë shtesë prej 1 milion dollarë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të financojë shërbimin e ri të kardiologjisë invasive edhe në Spitalin e Mushkërive "Shefqet Ndroqi".
Ky shërbim i cili aktualisht ofrohet në QSUT, do të shtrihet për herë të parë edhe në Spitalin e Mushkërive ose ndryshe Sanatoriumi, i cili do të zgjerojë shërbimit që ofron, përmes financimit nga Fondi.
Sipas drejtorit të Fondit, Astrit Beci, fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të mbulojë financiarisht si personelin shtesë për këtë shërbim të ri, ashtu edhe nëpërmjet kontratës që ka me këtë spital, do të financojë, si financues i vetëm publik, edhe ndërhyrjet e shërbimit të kirurgjisë.
Shërbimi i kardiologjisë me një vlerë shtesë prej 1 milion dollarë, ka mbuluar shërbimin spitalor për kardio-kirurgjinë ne QSUT jo vetëm me barna e preparate mjekësore por edhe janë rritur kapacitetet për ofrimin e këtij shërbimi, sikurse është rasti i mundësisë për dhënien e shërbimit të kardiologjisë invasive edhe në spitalin e mushkërive "Shefqet Ndroqi"./a.g/
/Shqiptarja.com