Shërbimi Social jep mbështetje për familjen Gëzdari
TIRANË, 24 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, për situatën e familjes Gëzdari, në komunën Farkë, të Tiranës. Ditën e sotme një 26-vjeçar, konkretisht Muharrem Gëzdari, ka hipur në një pemë të lartë dhe ka kërcënuar hedhjen prej saj nëse IKMT do i prishte […]
Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, për situatën e familjes Gëzdari, në komunën Farkë, të Tiranës.
Ditën e sotme një 26-vjeçar, konkretisht Muharrem Gëzdari, ka hipur në një pemë të lartë dhe ka kërcënuar hedhjen prej saj nëse IKMT do i prishte banesën e familjes së tij. Pas 3 orësh ai ka zbritur nga pema, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar pas këtij veprimi.
Përfaqësues të Shërbimit Social Shtetëror, pas verifikimeve të kryera, konstatuan se familja përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët fëmijët janë të moshës 20-27 vjeç, ku asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar pranë zyrës së punës si punëkërkues.
Banesa e familjes Gëzdari është në gjendje të rënduar fizike, e përmbytur disa herë dhe të gjitha orenditë shtëpiake janë dëmtuar dhe bërë të papërdorshme.
Ndërkaq, Shërbimi Social ka marrë vendimin për transferimin e kësaj familjeje në qëndrën tranzitore të emergjencave, regjistrimin e të gjithë personave të familjes që janë të aftë për punë.
Nga ana tjetër, kjo familje do të mund të gëzojë paketa ushqimore për një periudhe 2- mujore, dhe do të mund të transferohen nga komuna Farkë në Tiranë.
Nga ana tjetër, SHSSH bën me dije se në Qendrën Tranzitore të Emergjencave punohet me programe specifike për fuqizimin sa më të shpejtë të familjeve dhe këto shërbime i'u ofruan familjes Gëzdari. Por, të gjitha shërbimet e ofruara nga grupi i punës i Shërbimit Social Shtetëror u refuzuan nga familja Gëzdari./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
70.3%
Vota total: 64
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023
24 Janar, 15:31
-
5500 vende të lira puna! Strategjia e qeverisë për të ‘stërvitur’ të rinj gati për treg
24 Janar, 15:27
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:03