Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime
Përbërësit:
- 3 qepë
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 1 lgj gjalpë
- 2 lugë supe oriz
- 1/2 tufë majdanoz
- 300 gr të brendshme qengji
- Pëlhurë qengji
- 2 vezë
- 4-5 lugë kos
- 2 thelpinj hudhër
- 2 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e presim ne copëza dhe e shtojmë tek corba. Hedhim pak ujë të vakët dhe e lemë të gatuhet në zjarr mesatar. Në fund hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim per 5 minuta në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.
Komente











