Sherif Merdani: Askush nuk
e ka përdhunuar Alida Hiskun

Sherif Merdani: Askush nuk<br />e ka përdhunuar Alida Hiskun
Sherif Merdani nuk i beson deklaratat e këngëtares Alida Hisku për përdhunimin që i është bërë në burg. Edhe pse ajo përfundoi në psikiatri, dy muaj pas mbylljes në qeli dhe aktualisht ka çuar avokatin e saj që të të gjej dokumentet e zhdukura nga Prokuroria e Tiranës, kolegu nuk e beson.

Sherif Merdani ka dhënë një prononcim te “JavaNews” dhe është shprehur se “Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. “Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) e tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune. Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari. Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur Librin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani”, ka thënë Sherif Merdani, ndërkohë që këngëtarja në intervistën për “Shqiptarja.com”, tha se libri i saj është shitur që para katër vjetësh e nuk ka asnjë kopje në treg.

Po të lexohet mirë intervista e Alida Hiskut, ajo në Gjermani nuk bën biznes me librat, por me një restorant ku gatuan me duart e saj. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!