Sherr edhe për ujitjen, Panariti
sulmon Braçen për palmat

Sherr edhe për ujitjen, Panariti<br />sulmon Braçen për palmat
TIRANE-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit të PS-së Erjon Braçe për investimet që janë bërë për sistemin e ujitjes së kullimit në zonën e Myzeqesë.

Panariti ka theksuar se ky ka qenë një projekt i ministrisë që ai drejton, për ato zona të cilat ishin lënë në harresë dhe ishin kthyer në shkretëtirë. Panariti ironizon duke i kujtuar Braces se duhet te ujisin palmat e thara buze rruge.

Reagimi 

Cfare komedie, zoti Brace kur shoh qe paraqet si veper tenden, projektin me te sukseseshem te ujitjes e kullimit te Ministrise se Bujqesise, ate projekt i cili pas cerek shekulli shkretetire investimesh, pajisi me infrastrukture moderne te kanaleve ujitese tokat bujqesore te Lushnjes dhe Fierit. Mijera hektare toka te zhuritura u futen uje per here te pare dhe mijera te tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltes por edhe i harresës. Brenda ketij viti edhe 20.000 hektare te tjera toka te thara do te vendosen nen uje. Nje investim ky i papare, qe solli dyfish me shume prodhim dhe eksporte bujqesore. E meqe jemi tek vaditja, kujtojini kryetaret tuaj te bashkive te vaditin te pakten palmat e thara buze rrugeve.

Erjon Brace
Nderkohe socialisti Erjon Brace nga Lushnja ironizon mbi deklaratat e LSi nje dite me pare qe etiketonin Rilindjen si Ebola duke sjelle punet qe behen ne zonat rurale lushnjare.

"Si oligark qe jam,
po ndjek ujin ne Degen e Krutjes, Degen e Terbufit, Degen e Lushnjes,
parcele me parcele, kudo.
Rrapeza qe ishte problem, u zgjidh!
Me radhe kudo per te ndihmuar bujqit ne punen e tyre.

Keta te tjeret,
domethene partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene;
Nje pjese po numerojne parate e dites,
te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek
", shkruan Brace.

erjon brace

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari