Sherr Gjana-Mezini, Basha: "Jo"
fraksione, kundërshtarët jashtë

Sherr Gjana-Mezini, Basha: fraksione, kundërshtarët jashtë">
Plas në PD. Katër orë debat dhe tensione deri në kufijtë e përplasjes në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, që u zhvillua mbrëmjen e sotme nga orë 18:00-22:00.
 
Mbledhja e Kryesisë degjeneroi në sherr, pasi gjatë diskutimit u nxehën gjakrat mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.
 
Burime për Report Tv nga mbledhja e Kryesisë së PD pohojnë se shkak i tensionit ishte bërë ndërprerja e fjalës së Gjanës nga Mezini gjatë diskutimit.
 
Sekretarja për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë, Valbona Mezini ka kritikuar anëtarët e Kryesisë për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe procesin e administrimit të zgjedhjeve për kryetarin e PD, që u drejtua nga Gjana në 22 korrik.
 
Kjo ka sjellë reagimin e Gjanës, ndërsa kanë ndërhyrë anëtarët e Kryesisë për të ç’tensionuar situatën e krijuar, teksa gjithçka u zhvillua para syve të Bashës.
 
Sipas burimeve të Report Tv, gjatë mbledhjes Basha ka qenë i ashpër me kritikët duke deklaruar se do të largohen të gjitha ata që janë kundër vijës së partisë.
 
Ndërsa në përfundim konfirmoi para medieve se nuk do të lejohen fraksione brenda PD, një propozim i bërë publik nga Astrit Patozi.
 
Ai tha gjithashtu se Kryesia ka vendosur në mënyrë unanime që të nisë një proces analize dhe konsultimi me bazën duke përfshirë të gjithë simpatizantët me qëllim reformimin, bashkimin dhe përballjen me Ramën dhe qeverinë e tij.

Sherri në PD/ Gjana: Ruajna Zot nga kjo Kryesi/ Mezini: Kjo është fyerje...
Burime nga PD sqaruan se debati verbal mes Gjanës dhe Mezinit në mbledhje nisi nga një keqkuptim. 
 
Gjana mësohet se ka thënë ‘shpresoj që të kemi një kryesi tjetër, jo si kjo që është ruajna Zot”.
 
Sipas burimeve Gjana me këtë deklaratë nënkuptonte formatin dhe numrin e anëtarëve të Kryesisë.
 
Por Mezini ka reaguar duke thënë që “kjo ishte fyerje” duke e marrë si deklaratë referuar cilësisë së anëtarëve aktualë.
 
Kjo solli replikat në distancë, Mezini ngriti tonin, ndërsa Gjana lëvizi nga vendi drejt saj, sipas burimeve nga mbledhja e PD.

Pas përshkallëzimit të situatës në mbledhje kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të Kryesisë.
  
Gjana njihet si mbështetës i linjës Basha, ndërsa Valbona Mezini ka pasur kritika të ashpra për listën dhe rezultatin.
 
Brenda mbledhjes/ Basha: Kush është kundër PD-së do të dalë jashtë “gardhit”
Lulzim Basha ka qenë i ashpër me rebelët në PD duke deklaruar se do të largohen jashtë ‘gardhit’ ata janë kundër vijës së partisë, ndërsa ka kërkuar bashkim kundër qeverisë së Edi Ramës.
 
Kush është kundër PD-së do të dalë jashtë “gardhit” pasi nuk ka punë në PD.
 
Dolëm nga një luftë, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e ardhshme.
 
Cdo sulm pa fakte, me hamendësime ndaj PD dhe lidershipit, një shërbim që me vetëdije që i behet Edi Ramës.
 
Ndryshimet statutore për vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partisë. Rritja e rolit te anëtarësisë.
 
Qëllimi i analizës, përbashkimi i demokratëve. Ti japim përgjigje skemës së shit-blerjes së votës.
 
Të identifikojmë skemën e tyre, emër për emër. Përgjegjësinë time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithë anëtarësisë së PD
” mësohet se është shprehur Basha, sipas burimeve të Report Tv brenda mbledhjes. 

Basha: Nuk do të lejoj fraksione brenda PD, gati analiza për demokratizimin
Në përfundim të mbledhjes që zgjati për 4 orë, Basha para medieve nuk mohoi debatet e forta, por tha se gjithçka ka qenë brenda kufijve, ndërsa shtoi se nuk do të lejojë fraksione në PD duke u mbyllur derën rebelëve.
 
Basha gjithashtu njoftoi se pavarësisht debateve, Kryesia ka dalë me një vendim unanim për nisjen e procesit të analizës dhe demokratizimit të PD.
 
Shpresa e vetme e këtij vendi është opozita, është PD. Mbledhja ka qenë e shoqëruar me dialog dhe debat, pavarësisht deformimeve në media, ka qenë brenda kufijve.
 
Lajmi është votimi unanim i Kryesisë për të nisur një proces analize dhe konsultimi me bazën duke përfshirë të gjithë simpatizantët me qëllim reformimin, bashkimin dhe përballjen me Ramën dhe qeverinë e tij.
 
Procesi do të nisë menjëherë dhe do i hapë rrugë vendimeve të tjera nga forumet, kryesisë, Kuvendin Kombëtar.
 
Një grup do të punojë me kryesinë, që cdo anëtar të dëgjohet që ta bëjë PD më të aftë të përballet me qeverinë.
 
Përsa kohë të jem kryetar i PD nuk do të ketë fraksione. Bashkimi i demokratëve është bërë dhe do të bëhet rreth vlerave.
 
Janë rrahur të gjitha mendimet, vendimi unanim nis procesin e analizës për të nxjerrë një PD për të fortë dhe më demokratike.
 
PD nuk ka kundërshtarë brenda saj, ka vetëm një, jo një person, por cfarë personifikon ky person, ne jemi me aleancën e vlerave
” deklaroi Basha jashte selise se PD para mediave.


Debatet e plota ne Kryesine e PD, nga Imami te Malltezi e Tabaku

Imami-Bashës: Analizën ta bëri Berisha, pse e do tani bashkimin?
Ish-deputeti Arben Imami ka qenë i ashpër ndaj Bashës në analizën e Kryesisë së Partisë Demokratike.
 
Imami tha se analizën më të mirë Bashës i ka bërë Berisha, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për bashkim pas thirrjes, por sipas tij, kryetari aktual i PD duhet të japë prova.
 
Analizën ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh. Pse nuk kishe nevojë për bashkim para 6 muajsh po kemi sot?
 
Se ti vendose kështu. Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë
” u shpreh Imami.
 
Malltezi: Demokratët janë të demotivuar
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se demokratët janë të demotivuar.
 
Sipas tij, duhet të ishte ngritur zëri dhe të ishte denoncuar vjedhja e votës në 25 qershor.
 
Demokratet e demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë. Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës” deklaroi ai. 

Jorida Tabaku: Anëtarët aktualë të mos shajnë Topallin
Ndërsa deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar që anëtarët të mos shajnë drejtues aktualë dhe të lidershipit të kaluar, referuar deklaratave të Salianjit për Topallin.
 
Nuk është aspak mirë që kolegë në kryesi shajnë drejtues aktuale dhe të lidershipit të kaluar.
 
(Deklarata për Salianjin, i cili edhe sot ka sulmuar Jozefina Topallin). Përsa i përket analizës, duhen dërguar njerëz me eksperiencë dhe jo arrogante.
 
Të fillojmë të punojmë, të dalim në terren
” tha ajo në Kryesi. 

Mbledhja u zhvillua në tension duke ngjallur interes për atë që po ndodhte brenda PD mbrëmjen e sotme, ndërsa tashmë pritet reagimi i grupit anti-Basha se cila do të jetë lëvizja e radhës.
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten