ELBASAN- Dy grupe të rinjsh janë përplasur në një sherr masiv mes tyre në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Emin Matraxhiu' ose e njohur si lagja e 'Kinezëve' dhe sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit.

I plagosur raportohet nga policia se ka mbetur shtetasi me inicialet L.I. që u ndodhet në spitalin e qytetit. Policia mohon të ketë pasur të shtëna me armë dhe pse denoncimi i qytetarëve të kësaj lagjeje të bërë në Report TV thonë se ata kanë dëgjuar krisma.

Sipas këtyre qytetarëve që kontaktuan Report TV bëhet me dije se kanë qenë një fugon me rreth 12 djem që kanë zbritur para lokalit të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë sulmuar një grup tjetër.

Numri i të rinjve të përfshirë në sherr mund të jetë mbi 20, ndërsa ka ndërhyrë policia për të ndarë sherrin duke shoqëruar shumë prej tyre.

Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, cilët janë grupet e përfshira në sherr dhe cili ka qenë shkaku i përplasjes mes tyre.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar pronarin e lokalit, para të cilit ndodhi sherri, pasi akuzohet se tentoi të prishte provat në  vendin e ngjarjes.

Në pranga përfundoi 25-vjeçari me iniciale R.L., pasi tentoi të prishë provat e sherrit, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Para lokalit të tij u zhvillua një sherr masiv mes disa të rinjve , ku në spital përfundoi shtetasi me iniciale L.I.

1593551415_elbasan.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes