Prishtinë- Një sherr masiv është regjistruar në Prishtinë, Kosovë.
Një person është plagosur me armë zjarri ndërsa tre të tjerë janë plagosur me mjetet e forta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të mesnatës, në rrugën ‘Lidhja e Pejës’.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se pas njoftimit të marrë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu Ahmeti ka bërë me dije se 13 persona janë vendosur në pranga pasi dyshohen të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.9%
-
Të gabuar
24.3%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33
-
Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker
15 Janar, 08:44