TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku raportohet se 3 persona kanë marrë plagë të rënda.

Sherri ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” të kryeqytetit, ku 4 persona janë përfshirë në një konflikt. Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.

Uniformat blu kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, teksa 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.