Sherr me armë zjarri mes dy vëllezërve në Elbasan, parandalohet krimi në familje
Policia e Elbasanit ka parandaluar në kohë një konflikt mes dy vëllezërve, i cili mund të përfundonte me pasoja të rënda deri tek përdorja e armëve të zjarrit.
Arma e hedhur jashtë dritares nga Taulant Hoxha
ELBASAN- Policia ka parandaluar në kohë një konflikt mes dy vëllezërve, i cili mund të përfundonte me pasoja të rënda dhe me përdorjen e armëve të zjarrit. Njëri prej vëllezërve është identifikuar si Taulant Hoxha, 38-vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik. Në momentin që policia ka mbëritur, 38-vjeçari ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit, tip automatik.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis midis 2 vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.
Arrestohet në flagrancë nga Policia, njëri nga vëllezërit, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.
Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.5%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik
31 Dhjetor 2024, 09:41
-
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë
30 Dhjetor 2024, 11:06
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor 2024, 22:02
-
Kamëz/ Kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar, arrestohet i mituri
17 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kurbin, kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me armë (EMRI)
10 Dhjetor 2024, 13:01
-
I kërkuar për 1 ton kanabis në Pejë, arrestohet në Cërrik anëtari i katërt i grupit kriminal! Do ekstradohet në Kosovë (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 10:52
-
Kosova e kërkonte për laboratorin ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Cërrik! Pritet ekstradimi, 2 të tjerë ende në kërkim
7 Dhjetor 2024, 12:22
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor 2024, 17:33