TIRANË- Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur sot në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Ka qenë një konflikt i momentit që ka agravuar në përplasje fizike mes tyre.

Në videon e mëposhtme shihet qartë teksa ata goditen me karrige, tavolina dhe shishe me njëri-tjetrin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë të rinjtë dhe ka shoqëruar 5 persona për të marrë deklaratat. Protagonistët e zënkës kanë qenë Markos, djali i deputetit Tom Doshi dhe nipi i ish-deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi. Pasi janë shoqëruar brenda ata janë pajtuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë bërë kallëzim. Fatmirësisht nga përplasja personat e përfshirë nuk kanë dëmtime të rënda në trup.