KAMËZ- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore, në lagjen nr. 6. Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, Fatjon Luca, ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij Hafuz Troci.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit është bërë një borxh prej 1000 eurosh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.