Një sherr mes dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku dy persona kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, në Kombinat, në rrugën "Llambi Bonata", te lagjia e romëve, janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi. 60-vjeçari Shtëmbari ka qëlluar me armë zjarri ndaj 43 vjeçarit.

Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë, duke parandaluar pëshkallëzimin e situatës. Aktualisht janë shoqëruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezent.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe dy gëzhoja. Dy personat ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën, si dhe po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.