Tiranë/ Sherr me sende të forta, 3 persona përfundojnë në spital, dy të tjerë shoqërohen në polici

Tiranë-Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Shemsi Hoxha, dhe Klemend Hoxha, me shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu, dhe Serian Zogu. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Shemsi Hoxha dhe Klemend Hoxha janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme', njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A