Sherr me shkopinj në varrezat e
Moskës, humbin jetën 3 persona

Sherr me shkopinj në varrezat e<br />Moskës, humbin jetën 3 persona
Skena të ngjashme me luftë civile janë zhvilluar në varrezat e Khovanskoe, në Moskë.Rreth 400 persona janë përplasur mes tyre me shkopinj dhe vegla pune, por dhe duke përdorur pistoletat dhe kallashnikovët në atë që njihen si varrezat më të madha në Europë dhe që shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh.

Si pasojë e sherrit 3 persona kanë vdekur, 26 janë plagosur dhe rreth 100 të tjerë janë arrestuar. Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, sherri ka ndodhur mes dy grupeve rivale për menaxhimin e mirëmbajtjes dhe pastërtisë së këtyre varrezave.



Sipas variantit të ministrisë në përleshjen masive ku protagonistë ishin kryesisht emigrantë nga Republikat e Azisë Qëndrore dhe me origjinë kaukazinae, ishte për të përcaktuar se kush do të ketë drejtimin e këtij biznesi në varreza.

Por mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht pasi variantet janë të ndryshme.

Sipas burimeve nga policia pas përleshjes qwndrojnë grupet kriminale nga Cecenia dhe Dagestani të cilat kanë gjobitur punëtorët aziatikë me një përqindje nga paga e tyre në mënyrë që t’i linin të punonin të qetë. 

Këta të fundit I janë kundërpërgjigjur duke përdorur veglat e punës si armë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro