Një sherr mes dy vëllezërve degjeneron në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën "Meme Meto" në Tiranë. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen duke sqaruar se në konflikt janë përfshirë dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.
I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.
Keshtu eshte kur degjon grat fusin vllezerit ne sherr te vriten ..kush degjon grun eshte gomar injorant dhe sylesh.. Grat jan vetem per te palluar asgj me teper.. Me falni edhe per te zier lakra..
PërgjigjuFundi botës.. Po pse o plehra ca do ndani në këtë jetë kaq të shkurtër ncncncnc vret vëllai vëllai.
Përgjigju